Kjo faqe përmban informacione mbi punën e Z. Lammy si në nivel kombëtar, ashtu edhe në zonën e Tottenhamit. Këtu mund të gjeni një biografi të shkurtër, kopje të artikujve të fundit, fjalime, leksione dhe intervista.
Ndihmë dhe Këshilla
Ndihmë nga David Lammy
Davidi mund t’ju ndihmojë nëse ju:
• Keni probleme me një instancë qeveritare • Keni bërë një ankesë dhe doni të informoheni rreth progresit të saj • Ju është komunikuar që ju nuk keni të drejtë për diçka dhe nuk jeni dakort • Doni të ankoheni rreth një instance qeveritare tek Ombudsmani Parlamentar • Doni të futeni në kontakt me një organizatë që mund t’ju ndihmojë dhe këshillojë
Në rast se Davidi nuk do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë, ai do t’ju referojë tek personat e duhur.
Protokolli strikt parlamentar nënkupton që MPs (Anëtarëve të parlamentit) ju lejohet të merren vetëm me çështje që shqetësojnë banorët e zonës elektorale që përfaqësojnë. Ju lutemi të kontrolloni nëse jeni banor i kësaj zone duke përdorur Shërbimin e Gjetjes së Zonës Elektorale.
Për të njëjtën arsye, Davidi nuk është në gjendje të ndërhyjë për dikë me të cilin keni lidhje shoqërore apo familjare me përjashtim të rasteve kur personi në fjalë është i paaftë të komunikojë. Në këtë rast, nevojitet leja e nënshkruar nga ana e tyre para se të merret në dorë çështja e caktuar.
Çështje Imigracioni
Nëse kërkoni ndihmë për një çështje imigracioni ende në proëes trajtimi, duhet të përdorni një nga formularët e mëposhtëm:
Formulari i Ministrisë së Brendshme (Home Office Form) : për aplikime që janë në trajtim e sipër nga Home Office. Fomular i Lejes së Hyrjes (Entry Clearance Form): për aplikime të bëra nga miq apo pjesëtarë të familjes që ndodhen jashtë Britanisë së Madhe.
Formularët e mbushur mund t’i dërgoni tek kjo adresë:
David Lammy MP House of Commons London SW1A 0AA
Për t’i hapur këto dokumente në kompjuter ju nevojitet programi Acrobat Reader.
Çështje Banimi
Nëse keni pyetje rreth çështjeve të banimit, duhet të kontaktoni më parë një nga këshilltarët lokalë. Nëse nuk e dini se kush janë Këshilltarët tuaj, atëhere telefoni në numrin 020 8489 2947.
Këshillat Lokalë, përfshirë këtu edhe Haringey Council, nuk i përgjigjen Anëtarëve të Parlamentit por janë përgjegjes direkt para jush nëpërmjet Këshilltarëve lokalë të zgjedhur. Sidoqoftë, në disa raste, Davidi mund të kontaktojë Këshillin Lokal në emrin tuaj. Ju lutemi të vini re se nëse i keni konsumuar të gjitha proçedurat e ankesave të Këshillit, atëhere mund të konsideroni t’i drejtoheni Skemës së Ombudsmanit të Qeverisë Lokale.
Takime
Davidi bën takime të rregullta në datat e mëposhtme:
Të Premten e parë (1) të çdo muaji Të Premten e tretë (3) të çdo muaji Të Shtunën e parë (1) të çdo muaji
Ju lutemi të klikoni këtu për t’i dërguar një email Z. David Lammy ose telefononi zyrën e tij në numrin 020 7219 0767 për të organizuar një takim.
Gjithashtu mund t’i dërgoni email Davidit për çështje elektorale.
Protokolli strikt parlamentar kërkon që MPs (Anëtarët e Parlamentit) mund të ndërhyjnë vetëm për çështje që shqetësojnë banorët e zonës elektorale që përfaqësojnë. Ju lutemi të shkruani adresën tuaj të plotë postare brenda zonës së Tottenhamit për të marrë përgjigje. Nëse nuk e dini se në cilën zonë jetoni, ju lutemi të klikoni këtu.
Regjistrim për të Votuar
Nëse nuk jeni i regjistruar për të votuar në Tottenham por jetoni në këtë zonë elektorale, mund të përdorni formularin e regjistrimit të Haringey Council të cilin mund t’a tele-shkarkoni këtu.
Për informacione të mëtejshme se si t’a plotësoni formularin, klikonikëtu.
|